Barazia gjinore, ligj i ri për bashkitë e vendit

Dita

Ligji i ri për financat e qeverisjes vendore, që ka në fokus të veçantë avancimin e barazisë gjinore, u prezantua sot para 100 përfaqësuesve nga të gjitha bashkitë e vendit.

Drejtorë dhe specialistë të buxheteve dhe financave nga 61 bashkitë e vendit u mblodhën në Tiranë dhe diskutuan se si ligji i ri do të ndikojë politikat dhe buxhetet vendore. Ky ligj do të mundësojë që gratë dhe burrat të marrin pjesë dhe të ndikojnë në buxhetimin vendor dhe të ngrejn e pabarazive gjinore tek organet vendore.

Organizata ndërkombëtare “UN Women” e cila operon edhe  në Shqipëri  në drejtim të të drejtave të grave, ka mbështetur Ministrinë e Financave në përgatitjen e ligjit të ri si pjesë e Programit të Buxhetimit Gjinor, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *