Mbyllet në barazim pa gola supersfida e javës së 12-të të Superirores mes Partizanit dhe Skënderbeun, me të kuqtë që humbin një mundësi të mirë për të ngushtuar diferencën me kreun. Edhe pse loja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, Partizani ishte më pranë fitores, pasi në dy mundësi, Trashi e më pas Sukaj, përballë Shehit për t’u dhënë fitoren të kuqve.
Në minutat e para iniciativa është e Partizanit, që arrin madje të shënojë me Progrin, por më parë anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje (4′). Rast ky tepër i dyshimtë. Skënderbeu del rrezikshëm në sulm vetëm në minutën e 20-të, me Sowe dhe James që shkaktojnë panik në zonën e të kuqve.
Batha shkarkon të djathtën në minutën e 39-të, reagon në pozicion Shehi. Më i qartë Skënderbeu në lojën e tij në minutat e fundit të pjesës së parë, por mungojnë rastet e pastra.
Pjesa e dytë nis me të njëjtat formacione, te Partizanit del në nxemje Xhevahir Sukaj. Mundësi e mirë 2 minuta nga starti i fraksionit të dytë për James, që shërbehet nga Sowe, por nigeriani e merr keq topin.
Nga depërtimi i Takut në thellësi të zonës së Partizanit (topi kontrollohet nga Hoxha) te goditja e befasishme e Asanit, që për pak sa nuk e surprizon Shehin në minutën e 56-të.
Ndizet sfida, të dy ekipet kërkojnë të shënojnë. Çfarë humbet Trashi në të 66-ën. Fare i vetëm në zonën e Skënderbeut, godet keq fluturimthi.
Pretendon 11-metërsh Jasir Asani në të 74-ën pas kontaktit me Jashanicën, por nuk është i të njëjtit mendim gjyqtari Hamiti. Starova, edhe pse jo na pankinë, luan kartën “Sukaj” në minutat e fundit, me shkodranin që merr vendin e Bardhit.
Sukaj, sikurse Trashi humbet një mundësi të artë në sekondat e fundit, goditja e tij shkon në duart Shehit.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi (Sukaj 82′). Trajner: Klevis Dalipi (Starova i pezulluar).
Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici (Jashanica 70′), Muzaka, Osmani (Nimaga 61′), Lilaj, Gavazaj, James, Sowe. Trajner: Ilir Daja. Gjyqtar: Eldorian Hamiti
