Barazon Zvicra, gjithçka e hapur

anazapta

Zvicra është cilësuar nga të gjithë si skuadra më e mirë e grupit dhe faktikisht nuk është mundur asnjëherë, ndërsa gjithë të tjerët kanë e pakta nga dy humbje në pesë ndeshje. Por dje Zvicra barazoi pa gola në Qipro dhe tani është në kuotën e 11 pikëve, vetëm dy më tepër se Shqipëria dhe Islanda. Skuadra e Hicfeldit mbetet favorite, por nëse kuqezinjtë mundin Norvegjinë në qershor, mund të synojnë edhe vendin e parë, nisur nga fakti që Zvicrën e presim në Tiranë. Sigurisht që një gjë e tillë rrit edhe oreksin e Islandës, të cilët kanë fituar në Tiranë me Shqipërinë, por ishullorët do të luajnë në Zvicër e Norvegji, dy vende ku me shumë mundësi do të lënë pikë. Përfundimisht, misioni Brazil 2014 është i vështirë, por krejtësisht i mundur për kuqezinjtë.

 

Renditja

N.   Skuadra    N    F    B    H    Gol. Pikë

1.   Zvicra     5    3    2    0    7:1  11

2.   Shqipëria  5    3    0    2    6:5  9

3.   Islanda    5    3    0    2    6:5  9

4.   Norvegjia  5    2    1    2    6:6  7

5.   Qipro      5    1    1    3    4:8  4

6.   Sllovenia  5    1    0    4    4:8  3

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *