Barbaria nuk po ndodh vetëm me pyjet, por me gjithë pasuritë kombëtare. Çdo gjë duket e (ç)organizuar mjaft mirë për shkatërrimin e këtyre pasurive. Dhe që nga viti 2005, organizimi i Shërbimit Pyjor është i paligjshëm
Kujtojmë: Organizimi i Sherbimit Pyjor, Neni 7: 1. Sherbimi pyjor organizohet e vepron sipas parimeve te profesionalizmit, pavaresise, transparences, sherbimeve ndaj publikut, pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi. 2. Sherbimi pyjor organizohet si me poshte: a) Drejtoria e Pergjitheshme e Sherbimit Pyjor, si organ qendror; b) Drejtorite Rajonale te Sherbimit Pyjor, te organizuara me baze qarku…
Ligji i mësipërm nuk është zbatuar. Dhe jo vetem nuk eshte zbatuar ligji, pasi Drejtorite Rajonale nuk jane ngritur deri me tani, por nga 36 Drejtori te Sherbimit Pyjor, ekzistuese që në atë kohe, drejtojne vetem 5 inxhiniere pyjesh. Te tjerat, 31 Drejtori, drejtohen, qe nga drejtorë me shkollë të mesme ndertimi e deri tek mesues të ciklit te ulet, apo inxhinierë gjeologë e minierash. Edhe drejtorë agronomë ka ca.
-Policet pyjorë jane kthyer ne “ushtare te liruar” te mbledhur ne qendrat e qyteteve, pa uniforme, pa armatim, pa mjete levizese, pa radionderlidhje, pra pa asgje nga infrastuktura e plote e ngritur me pare dhe me paga minimale.
-Statusi i “pylltarit” i cenuar me shume se kurre. Numri i inxhinjereve dhe teknikeve te pyjeve eshte ne minimumin historik në 50 vjetet e fundit.
-Gjate ketyre viteve pyjet u “agrarizuan” pastaj u “republikanizuan”, u dogjen dhe po priten barbarisht. U nxorren pylltaret nga pyjet.
-Vazhdon ne fuqi ligji nr 8302, datë, 21.03.1998, “Për administrimin e të ardhurave që krijohen në pyje dhe kullota – pasuri shtetërore”, me nr. 00000116 llogarie, percakton qe nga te ardhurat qe sigurohen nga pyjet dhe kullotat dhe gjuetia, 70 % e tyre te perdoren per investime ne pyje dhe kullota, i cili nga viti 2006 nuk po zbatohet. Te ardhurat qe arketohen nuk dihet se ku perdoren.
-Meqenese Llogaria e te Ardhurave nuk funksionon, sa jane fondet e akorduara nga buxheti i shtetit nga viti 2006 e deri me sot per pyllezime, permiresime pyjore e kullosore, sistemime malore, per mbrojtjen nga zjarret, semundjet dhe demtuesit e tjera si keto?
-Sa jane investimet ne 47 % te siperfaqes se pyjeve dhe kullotave te dhena ne pronesi me vendime te Keshillit te Ministrave, komunave dhe bashkive, nga qeverisjet vendore (asnje qindarke)?
-Sa jane financimet nga donatoret e huaj dhe si monitorohen ato, sa eshte rezultati konkret i tyre deri tani?
-Si eshte ecuria e mbjelljes se arroreve ne fondin pyjor? Cilat jane konkluzionet per investime te tilla? Po me fondet e BE-se per Zhvillimin e Rajoneve, per pyllezime te tilla, si eshte ecuria?
-Vete MMPAU eshte ne konflikt interesi te hapur ne veprimtarine e saj ne pyje dhe kullota. Asnje Ministri Mjedisi nuk kryen aktivitete menaxhuese dhe aq me pak tregtare. Ato jane Ministri rregullatore, monitoruese dhe kontrolluese per zbatimin e legjislacionit, strategjive dhe politikave.
-A mund te thote ndokush se çfare strategjie zbatohet ne pyje dhe kullota, kur qe nga viti 2004 egziston e miratuar nga Keshilli I Ministrave, srategjia per zhvillimin e ketij sektori?
-Ajo qe po i jep “doren e fundit” pyjeve eshte eksporti i druve te zjarrit dhe qymyrit te drurit, per shkak te çmimit shume te lart te tyre ne tregun e huaj.
-Qe nga viti 2006 u hoq çertifikata e origjines per te gjitha produktet pyjore, u nxorren urdhera dhe urdheresa per shfrytezimin e pyjeve, qe nuk bejne gje tjeter vetem shkaterrojne siperfaqe te tera.
-Nga rreth 100.000 mst dru zjarri qe nxjerr ne ankand MMPAU, ne pyje priten faktikisht mbi 2.500.000 mst, pothuajse pjesa me e madhe e tyre e destinuar per eksport.
-Ne gjithe kete treg te kriminalizuar, 100.000 mst dru zjarri jane te planifikuara per nevojat e popullates ne ato zona ku ky burim energjie nuk eshte zevendesuar akoma me burime te tjera.
-MMPAU vazhdon te jape me “pikatore” lejet per eksport per drute e zjarrit dhe qymyrin e drurit (500 meterkubeshe per drute e zjarrit dhe 50 toneshe per qymyrin e drurit). Tani nuk behet fjale per dru “te lejuara” apo te “palejuara”, pasi me lejet e transportit te Kolonjes kalojne drute e Mirdites, me ato te Korçes ato te Kukësit, e keshtu me rradhe.
-Çmimi shume i larte I tyre ne tregun e huaj, (rreth 140 euro per 1,9 mst) i le pjese edhe policit te pyjeve edhe policit te rendit, qe di ku te zere prite ne oret e vona te nates, pasi drute e zjarrit blihen nga subjektet me nje çmim qesharak nga banoret e zonave qe nxjerrin buken e gojes me keto dru. Ne te gjitha rastet shteti nuk perfiton as tarifen qe i takon.
-Para disa ditesh u miratua nje takse prej 30 %, qe ka te beje me ekspotin e druve te zjarrit, qymyrit te drurit, por edhe te materialeve te tjera gjysem te perpunuara, mase kjo per te frenuar kete lloj eksporti. Po, a mund te taksohen mallra te cilat thithin pune te gjalle dhe rrisin vleren e tyre brenda vendit dhe aq me teper per industrine e drurit, niveli i te ciles dihet?
-Sivjet na u shfaqen “piromanet” shqiptare. Askush nuk foli më pasi zjarret u fiken vete ne Shqiperi. Me sa mbaj mend, Kryeministri tha nje shifer prej 1.700 ha pyje dhe 800 ha kullota (ashtu sikurse ja kane thene institucionet pergjegjese). Ne fakt jane pershkuar e djegur nga zjarri rreh 45.000 pyje e kullota (sipas EFFIS). Askush nga MMPAU nuk beri ndonje analize dhe te bente publike shifrat, cilatdo te ishin ato.
– “Gjah” vertet i bukur. MMPAU eshte e “detyruar” t’i prese keto siperfaqe te djegura. Mire qe MMPAU nuk e shqeteson fakti i prerjes dhe i djegies se pyjeve, sepse asnje titullar i ketij Institucioni nuk eshte specialist pyjesh (ministri dhe 3 zv/ministrat). Por nuk e di ne se e shqetesojne MMPAU-në tokat qe zbrazen ne det çdo vit, si rezultat i kesaj barbarie shteterore ne pyje, apo permbytjet qe ndodhin kudo, por ne veçanti ne pellgun ujembledhes te lumit Drin, apo qindra e mijra ha toka qe rreshqasin çdo vit, po nga ky shkak, ne zonat kodrinore e malore.
-Nuk dua të them asgje të tepërt me per ju te nderuar lexues, por po dergoj në DITA për botim nje dekret per ndalimin e eksportit te druve te zjarrit dhe qymyrit, me nr. 171, date 11.12.1939. Fashitet e ndalonin eksportimin e druve nga Shqiperia (!) ne sot po ia punojme Shqiperise me keq se ata.
*Kryetar i Shoqatës së Specialistëve të Pyjeve