Tifozët dhe bordi drejtues i Barcelonës mund të marrin frymë lirisht.
Lionel Messi firmosi më në fund kontratën e tij të re me klubin katalanas dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi atij iu dorëzua trofeu i “Këpucës së Artë” për 37 golat e shënuar në La Liga sezonin e kaluar.
Kontrata e sulmuesit argjentinas skadonte në qershor të vitit 2018 dhe mungesa e rinovimit të saj kishte ngjallur shumë shqetësime, por tashmë gjithçka u zgjidh përfundimisht me Messin që do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2021.
E reja në rinovimin e kontratës së re të Messit qëndron te klauzola e zgjidhjes së saj, që është rritur nga 250 milionë në 700 milionë euro.

Megjithese jam nje adhurues personal i lojes se Mesit, prape kjo eshte nje çmenduri. Bota do shkaterrohet nga grumbullimi parave ne pak duar. Kjo do rrite terrorizmin dhe pakenaqesin mbareboterore. Liria dhe te drejtat e njeriut mbaruan me internetin qe edhe ne tualet te shikojne e degjojne se çfare ben, disniveli midis te pasurve dhe te varferve ka marre permasa drastike, atehere çfare prisni? Te varferit nuk i dhimbset jeta kur ajo eshte bere e padurueshme dhe kur nuk i dhimbset e tij, ku pyet per te atij qe e shfrytezon.
celentano ka thene : une jam mbreti i injoranteve, por e ka thene dhe me pak humor . ama futbollistet e medhenj, jane mbreter te “injoranteve te vertete” . po t’i kushtohet nje individi, nje shume sa per nje shtet, per nje loje monotone dhe per me teper me shume pak tru,dhe pergjithesisht me kembe, eshte t’ja besh; bamb !! do te pranoja nje”kryqezate” mbare botrore per keta loqe muter; te paguheshin me nje tas makarona, si tek ne, ne kohen e enverit dhe 4- 5 ore t’i çoje te benin taraca, ne kodrat e vendeve perkatese .