11-vjeçari brazilian Bouzon është “Pleshti” i ardhshëm
Ekipi i Barcelonës ka siguruar pasardhësin e Mesit. Bëhet fjalë për 11-vjeçarin brazilian, Cassiano Bouzon, i cili shihet si e ardhmja dhe një kandidat për të thyer rekordet e arritura deri tani nga argjentinasi. Në Brazil ai ka filluar të quhet si “Pleshti” brazilian, emër me të cilin thirret edhe Mesi. Interesant është fakti se edhe argjentinasi u “peshkua” nga Barcelona pikërisht në moshën 11-vjeçare.