Barça, prezantohet Luis Enrique

redaktor

Hidhen themelet e Barcelonës së re. Erdhi dhe firma mes shoqërisë blaugrana dhe Luis Enrique, që rikthehet në ish klubin e tij me një kontratë 2-vjeçare. Merr vendin e Tata Martinos që të Shtunën e kaluar humbi titullin e La Ligas dhe i entuziazmuar për detyrën e re e bën menjëherë të qartë se çfarë futbolli do të aplikojë me skuadrën e tij, ndërtimi i së cilës e fillon që sot.

“Dua t’i ndihmoj futbollistët pasi kemi nevojë për një punë kolektive. Skuadra ime do të sulmojë, do të luajë një futboll tërheqës por edhe efikas. Do të jemi të kujdesshëm edhe për të mbrojtur”.

Enrique që la drejtimin e Barcelonës B në 2011 për të marrë drejtimin e Romës, u shpreh i lumtur që rikthehet te Barcelona ku do të drejtojë edhe Lionel Messin, të cilën e etiketoi si futbollistin më të mirë në botë.

“Kjo për mua është një ditë shumë emocionuese dhe e veçantë. Kur lashë Barcelonën, drejtuesit më thanë se nuk do të kisha qëndruar larg shtëpisë për një kohë të gjatë, dhe mund të them se e mbajtën fjalën. Kjo është një ditë në të cilën kam përreth gjithçka që mund të shpresojë një trajner, besimin. Të drejtoja skuadrën e parë ishte ajo që kisha dëshiruar gjithmonë dhe do të kërkoj ta shpërblej këtë me impenjim dhe punë. Që tani do të fillojmë të vendosim për gjëra pak a shumë të rëndësishme që shpresoj se do të na çojnë drejt një sezoni të mirë. Si trajner me zi pres që të dëgjoj himnin e Barçës në “Camp Nou” dhe që të filloj të fitoj”.

Bashkë me Enriken vijnë dhe përforcimet e para, drejtori sportiv i Barcelonës, Zubizareta bëri të ditur se këtë të Enjte do të prezantohet edhe portieri i ri , Marc-Andre Ter Stegen, i marrë nga Borusia Moenchengladbach, i cili do të zërë vendin e Viktor Valdes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *