Barcelona ka fituar 6-0 përballë Getafes.
Ekipi katalanas ka dominuar thuajse të gjithë lojës, ndërsa Messi ka dhuruar spektakël në këtë sfidë.
Leo Messi (9’p dhe 47’), Luis Suarez (25’ dhe 40’), Neymar (28’) dhe Xavi Hernandez (30’) shënuan golat e këtij triumfi për vendasit.
Fitorja e Barçës me një rezultat kaq të thellë, mund të jetë edhe një “inat” me Realin, pasi Getafe është mposhtur nga Reali kohë më parë me rezultatin 9:1.
Barcelona tani ka 84 pikë në vendin e parë në La Liga, pesë më shumë se Reali, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nuk matet forca me te vdekurit ,por me te gjallet .
nuk ka vlere fitorja me getafen por me atletikon e madridit ,sepse ai i ka hapur shume pune barces ,vitin e kaluar.