Dy vite pasi Andoni Zubizareta, ish-drejtori sportiv i Barcelonës vendosi të blinte Jeremy Mathiew dhe Vermaelen, drejtuesit blaugrana vazhdojnë të ndiejnë nevojën për përforcimin e qendrës së mbrojtjes. Me largimin e mundshëm të Marc Bartras në fund të sezonit, për të cilin hapësirat në formacion kanë qenë minimale, afrimi i të paktën një qëndërmbrojtësi është shndërruar në domosfoshmëri.
Emrat që kanë nisur të qarkullojnë janë Aymeric Laporte i Bilbaos, Marquinhos i Paris Saint Germmain, Stones i Evertonit dhe Gimenez i Atleticos së Madridit.
Sigurisht që jo të gjithë janë pjese e listës së Roberto Fernedez, sekretarit teknik të klubit blaugrana, i cili njihet për aftsitë e tij në arritjen e marrëveshjeve me qendërmbrojtës të talentuar.
Miranda dhe Diego Godin, që ishin pikë referimi e Atleticos së Madridit në sukseset e viteve të fundit, janë sugjeruar pikërisht nga Fernadez. Mirëpo te Barcelona nuk është si të punosh në strukturat drejtuese të Alteticos. Sepse edhe cmimi që është gati të paguajë klubi katalanas por edhe stili i lojës, janë krejtësisht të ndryshme.
Gjithsesi Fernandez e di mirë që Enrique u beson më shumë futbollistëve që kanë eksperiencë në Europë.
