Barcelona, 50 mln Euro për 2 blerje

Dita

Pezullimi i marrë nga Fifa përsa i përket merkatos në hyrje për vitin 2015 nuk e ndalon Barcelonën të lëvizë në tregun e shit-blerjes së futbollistëve për të gjetur elementë të nevojshëm që mund të përforcojnë skuadrën blaugrana.

Drejtori sportiv i katalanasve për merkaton ndërkombëtare i emëruar vetëm pak kohë më parë nga presidenti Bartomeu italiani Ariedo Braida ka nisur tashmë nga puna dhe është vënë në kërkim të dy futbollistëve, shërbimet e të cilëve Barca pritet t’i sigurojë që në verë për t’i anagazhuar më pas ata në skuadër në Janar të 2016-s.

Numri 1 i katalanasve Josep Maria Bartomeu i ka vënë në dispozcion Braidas një cek të bardhë prej 50 milionë Eurosh, shumë të cilën drejtori sportiv i blaugranave do ta shpenzojë për të blerë dy lojtarë që mund ti shërbejnë skuadrës në ardhmen. Me këtë lëvizje të tijën edhe pse merkatoja e Barcës është ngrirë nga Fifa përgjatë gjithë vitit 2015,  Josep Maria Bartomeu kërkon të fitojë sa më shumë pikë dhe të bindë aksionerët e klubit ta rivotojnë si president të Barcelonës në zjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen këtë verë.

Duke bazuar edhe te preferencat e Luis Enriques, Ariedo Braida ka hedhur sytë nga disa futbollistë edhe pse drejtori sportiv i katalanasve dhe trajneri asturian ende nuk kanë të qartë se në cilat pozicione skuadra ka më shumë nevojë për përforcime. Dy objektivat e mëdhenj të Barcës janë Pogba dhe Reus por me 50 milionë Euro, klubi spanjoll nuk mund të firmosë me asnjërin prej tyre e jo më me të dy prandaj për mesfushorin e Juventusit dhe sulmuesin e Borussias së Dortmundit Barcelona do të mendojë duke filluar që prej vitit 2016-të.

Në këtë mënyrë Braida po punon për të afruar në ekip sulmuesin e Palermos, Paulo Dybala dhe mesfushorin e Paris Saint Germain, Marco Verrati. Argjentinasi po i  mahnit të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon me fanellën e Palermos dhe mund të ishte një përforcim shumë i mirë për sulmin duke parë edhe moshën e tij të re ndërkohë që Verrati do të ishte një zëvendësues ideal i Xavit, i cili me shumë mundësi do të largohet nga blaugranat në verë.

Emra të tjerë që ndiqen me vëmendje nga Braida me pëlqimin edhe të Luis Enriques, janë atë të mbrojtësit të djathë të Portos Danilo, mesfushorit të Bayer Leverkusen Lars Bender dhe të qëndërmbrojtësit të Fiorentinës Stevan Savic.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *