Barcelona blen Neimarin për 40 milionë euro

anazapta

Barcelona ka blerë brazilianin Neimar dhe lajmi tani është zyrtar, i konfirmuar nga të gjitha palët. Kampionët e Spanjës marrin asin e Santosit, duke mundur konkurrencën e Realit. Sulmuesi brazilian ka kurorëzuar në këtë mënyrë ëndrrën e tij, duke lajmëruar në mënyrë triumfale firmën me klubin e ri nëpërmjet një fotoje në Instagram: “Të hënën do të firmos kontratën me Barcelonën. Dua të falënderoj tifozët e Santosit për këto nëntë vite të mrekullueshme”. Santosit do t’i shkojnë rreth 40 milionë euro, ndërkohë që lojtari do të përfitojë 28 milionë në katër vjet.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *