Futbolli dhe politika kanë ecur gjithmonë krah për krah në Spanjë. Në epokën frankiste, sfida mes Barcelona-s dhe Athletic Bilbao-s, përfaqësueset e dy krahinave që kanë qenë kundër pushtetit qendror të Madridit, dhe Real kanë qenë shumë të ndezura. Një rivalitet, ai mes “blaugranave” dhe “blancos”, që është kthyer në nivele të larta kohët e fundit në planin sportiv, por akoma më shumë nga qëndrimi i katalanasve në favor të pavarësisë nga Spanja.
1 tetorin e ardhshëm, administrata lokale është e bindur se mund të zhvillojë referendumin që do të ftojë popullin e Barcelona-s dhe përreth për t’u shprehur në lidhje me kërkesën për autonomi politike nga Madrid, një vendim ky që parlamenti spanjoll e konsideron të paligjshëm. Kështu, në orët e fundit policia kombëtare, Guardia Civil, ka realizuar një seri operacionesh, mes së cilëve edhe disa arrestime në zyrtar e Generalitat të Barcelonës, zyrat qendrore të qeverisë së komunitetit katalanas.
Mes tyre që janë ndaluar ka shumë mbështetës të referendumit. Një situatë kjo që ka shkaktuar shumë protesta, në të cilën ka vendosur të përfshihet edhe klubi i Barcelona-s. Në “Cmp Nou”, në fakt, nuk humbin asnjë rast për të shfaqur bindjet e tyre politike dhe Pique, një nga simbolet e ekipit, por edhe i bindjeve katalanase, ka qenë shpesh protagonist i episodeve dhe gjesteve të bëra në favor të referendumit dhe pavarësisë së Katalonjës.
Nga polemikat për mëngën e fanellës së kombëtares spanjolle të grisur për të fshehur ngjyrat e flamurit (të identifikuara si simbol i Castilla y Leon, krhania e Madrid) te qëndrimet që e kanë bërë të padëshiruar në të gjitha stadiumet e Spanjës (aq sa është vërshëllyer në çdo ndeshje të kombëtares).
Tani ka ardhur polemika e radhës nëpërmjet profilit të tij në Twitter. Një polemikë që është shkaktuar nga emisioni televiziv “Intereconomia”, ku është bërë ironi me vëmendjen e madhe që Barcelona i ka dhënë çështjeve të brendshme dhe ku është ngritur pyetja se sa të informuar janë në Katalonjë mbi atë që po ndodh në botë. Duke iu referuar krizës mes Amerikës dhe Koresë së Veriut, dy drejtuesit e emisionit kanë bërë një batutë që ka shkaktuar shumë polemika:
“Franca ka thënë se në pak muaj Koreja mund të prodhojë raketa për distanca të largëta. Ku i dihet, mund të mbërrijnë deri në Barcelonë. Kim Jong-Un le të qëllojë kundër Barcelonës, do të dilnim të gjithë të fituar”. Fraza këto që kanë indinjuar të gjithë popullin spanjoll, duke përfshirë këtu edhe Pique, i cili ka shkruar në Twitter: “Po këta nuk do të shkojmë t’i gjejmë, Guardia Civil?”.
