Ndeshjet e mesjavës në kampionatin spanjoll sollën surpriza për dy skuadrat e para të renditjes.
Barcelona dhe Real Madrid pësuan humbje. Katalanët luajtën kundër Leganes, skuadër e një qyteti vetëm 15 Kilometra larg Madridit. Skuadra vendase pësoi që në minutën e 12 nga Coutinho me një goditje nga jashtë zonës, por përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar dy herë brenda 2 minutave. Në minutën e 52 marokeni Nabil El Zhar shënoi me kokë dhe me rifillimin e lojës nga pika e mesit të fushës vendasit kapën një top që e nisën menjëherë në kundërsulm.
Një gabim i rëndë i Pique solli edhe golin e fitores për Leganes. Barça tentoi të barazonte por portieri vendas ishte në superformë.
Dështoi edhe Reali Madrid. Sevilla e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë. Me dy aksione të shpejta, Adre Silva shënoi në minutën e 17 dhe 21. Rezultatin 3-0 e vendosi goli i Ben Yeder. Realit iu mohua goli i Luka Modriç nga Sistemi VAR, për pozicion jashtë loje.
Barcelona dhe Real Madrid vijojnë të kryesojnë renditjen e kampionatit spanjoll me nga 13 pikë.
M.H/ Dita
