Barcelona e nis me barazim 2018-ën! Rikthehet Dembele

Dita

Barcelona nuk ka mundur ta nisë vitin 2018 me fitore, megjithatë një barazim 1-1 në fushën e Celta Vigo-s në Kupën e Mbretit mund të cilësohet si një rezultat pozitiv.

 Me një formacion me mungesa të shumta, skuadra e drejtuar nga Valverde arriti të shënojë e para me anë të Jose Arnaiz, por vendasit arritën të reagojnë dhe gjetën golin e barazimit që në pjesën e parë me anë të Sisto.

Pavarësisht se në pjesën e dytë u aktivizua edhe Dembele, lojtar i cili rikthehej nga një dëmtim i gjatë, sërish nuk pati gola.

Tashmë për të mësuar skuadrën e kualifikuar nga ky çift duken pritur e 90 minutat e “Camp Nout”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *