Pasi Viktor Valdes zgjodhi të ikte nga Barcelona zëvendësuesi me shumë gjasa mund të jetë portieri i Borussia Monchengladbach-it, Mark Andre Ter Stegen. 21-vjecari refuzoi kontratën me gjermanët pasi dëshiron të transferohet në Spanjë. Lajmi u dha në rrjetet sociale të Twitter-it. Në informacionin e saj Borussia konfirmoi fjalët e drejtorit sportiv Maks Eberl-it i cili deklaroi se Ter Stegen i ka informuar ata se nuk do ta rinovojë kontratën me Monchengladbach.Ter Stegen ka një kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e vitit 2015.Por klubi gjerman nuk do e lejojë Ter Stegen-in që të largohet me parametra zero, por sipas gjasave ai mund te shkojë verën e ardhshme te Barcelona.
