Barcelona humb ndeshjen, Sevilla dhe Umtiti “ia bëjnë malore”

time

Skuadra e Barcelonës ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku u mposht në transfertë nga Sevilla me rezultatin 2-0.

Katalanasve tashmë u duhen të paktën 3 gola për të arritur finalen. Kounde në pjesën e parë dhe Rakitic, në fund të pjesës së dytë, ishin autorët e golave për vendasit.

Në të dy golat, përcaktues u bënë dy gabime të mbrojtësit Umtiti dhe kështu, Sevilla ka një këmbë në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Athletic Bilbao-Levante.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *