Në vijim të kërcënimeve për hapjen e çështjes penale ndaj mediave që e kanë lidhur blerjen e Paulinho nga Barcelona si një akt alenace me Adelte, kompani e drejtuar nga Bartomeu, si një favor për Evergrande Group, që janë nga ana tjetër pronarët e klubit kinez, Guangzhou, klubi katalanas, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp Josep Vives ka denoncuar të mërkurën një fushatë diskretituese ndaj presidentit të ekipit blaugrana, Josep Maria Bartomeu.
Në fjalën e tij, zëdhënësi për shtyp i Barcelonës sigurioi gjithashtu se e gjithë fushata kundër Bartomeu, është artificial dhe e manipuluar, duke patur pasoja edhe në familjen e tij.
“Këtë mëngjes, FC Barcelona ka bërë disa përpjekje për të verifikuar autorët e informacionit, sikurse dhe të mediave që kanë publikuar ato lajme, duke akuzuar presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu, se gjoja ka blerë Paulinho Bezerra, si pjesë e një transaksioni në favor të interesave të kompanisë së tij.
Duke marrë shkas nga falsiteti i këtij lajmi, që përbën krim, në rast se nuk do të ketë një përgënjeshtrim dhe autokritikë nga fajtorët, atëherë, klubi dhe presidenti do të nisin një kërkesë për procedim penal”, citon komunikata e klubit blaugrana.
Kjo kërkesë do të përfshijë edhe pretendimet për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ky lajm i rremë mbi imazhin e klubit. FC Barcelona nuk do të tolejrë shpërndarjen e informacionit të pavërtetë që mund të dëmtojë klubin, ose njerëzit që janë pjesë e tij, dhe bën apel për përgjegjësi dhe profesionalizëm, si dhe në konfirmimin e lajmeve të publikuara”, përfundon deklarata e reagimit zyrtar të Barcelonës.
