Barcelona kundër Atlético: La Liga është më e hapur se kurrë

DITA Online

 

Barazimi i Barçës në fushën e Las Palmas e lë La Liga-n krejt të nxehtë, sa i takon luftës për titull.

Shumë prej njerëzve kishin filluar tashmë të këndonin titullin e ekipit të Valverde, që për muaj të tërë mban vendin e parë dhe nuk mposhtet në Spanjë, por realiteti është shumë i ndryshëm.

Pas një ristartimi të dyshimtë në vitin 2018, skuadra e Barçës ka parë avantazhin e saj më të zvogëluar në udhëheqje të La Liga-s, në një pikë të papritur dhe delikate të kampionatit.

Ndjekësi më i afërt, Atlético Madrid, ndodhet vetëm pesë pikë larg.

Dhe kjo ndodh vetëm tri ditë para përplasjes direkte në “Camp Nou”. Viti 2018 i Barçës është vite-dritë përpara 2017-tës.

Ekipi katalanas ka parë ndryshimin e vet në mënyrë të konsiderueshme. Në fakt, këtë sezon, nuk ka pasur aq pak pikë epërsi nga vendi i dytë që nga java e 15-të, në të cilën Barcelona kryesonte me pesë pikë ndaj Valencias, njësoj si tani ndaj Atletico Madrid.

Nuk është për t’u habitur, pra, që kjo ndeshje kundër skuadrës së Diego Simeone të trajtohet si një fund autentik për La Liga-n.

Një fitore e “colchonero” në fushën e katalanase do ta vinte kampionatin spanjoll me kokë poshtë, deri në përfundim të tij.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Hani mut se paguan Florentino Perez.
    La liga kete vit eshte e seleksionuar nga Barca.
    Besoj se te gjithe e mbajne mend ndeshjen e Barces ne Madrid me Atletikon ne fazen e par ku goli i Messit nuk u quajt megjithse ishte gjysem metri brenda vijes fatale, duke vazhduar lojen sikur nuk kishte ndodhur gje.
    Prisni edhe 2 dite e te shikoni se kush eshte me koken poshte, toca.
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *