Barcelona kundërshton gjobën e UEFA-s: Jemi identitet katalanas!

Dita

Përplasje frontale mes Barcelonës dhe UEFA-s. Nuk është një çështje që lidhet me fushën e blertë ajo që ka vendosur në pozicione lufte dy kampet, nëse e tillë mund të konsiderohet çështja e hapur mes institucionit më të lartë të futbollit europian dhe klubit më të titulluar të kontinentit për sezonin që sapo lamë pas. Edhe një klub i pasur si Barcelona nuk dëshiron të paguajë gjobat e UEFA-s për shkak të flamujve katalanas të shfaqur nga tifozët në finalen e UEFA Champions League kundër Juventusit në “Olympiastadion”.

Në rregulloren e saj, UEFA e thekson qartë se nuk i lejon banderolat me mesazhe politike dhe për këtë arsye e ka gjobitur klubin katalanas me 30 mijë Euro. Por për Barcelonën, rregullorja e UEFA-s përbën një miopi. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, kampionët e Europës kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër. “Flamujt katalanas janë tregues i një ndjenje popullore antike dhe shkojnë përtej çdo mesazhi politik. Për pasojë shfaqja e tyre në shkallët e stadiumit nuk mund të jetë objekt i sanksioneve në të ardhmen”. Ky është reagimi i Barcelonës që shton se klubi që i bën me dije UEFA-s se ky është realiteti që jetohet përditë në Katalonjë, ashtu si edhe në klubin e Barcelonës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *