Barcelona me mision në Paris, kërkon zëvendësuesin e Iniestës

DITA Online

 

Barcelona dëshiron të marrë Adrien Rabiot dhe tashmë ka lëvizur në këtë drejtim. Pep Segura, menaxheri i përgjithshëm i klubit katalanas, dhe Eric Abidal, sekretari teknik, kanë zbarkuar në Paris për të negociuar me drejtuesit e PSG-së, njofton “Mundo Deportivo”.

Mesfushori i ri francez është i gatshëm të largohet nga “Parce des Princes” për t’u bashkuar me radhët e Barcelonës.

Vetëm dakordësia e PSG mungon, gjë për të cilën Segura dhe Abidal po punojnë në kryeqytetin parizien. Gjigandët e La Liga-s dëshirojnë të shmangin me çdo kusht përsëritjen e rastit “Verratti”, kështu që këtë herë negociatat për Rabiot po kryhen në një mënyrë tjetër.

Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2019 dhe kjo rrethanë mund ta motivojë PSG-në që të bjerë dakord për ta shitur lojtarin para se ta humbasë atë me parametra zero, verën e ardhshme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *