Barcelona do të transferojë një portier të ri sezonin e ardhshëm. Vendimi është marrë dhe do të zbatohet, pavarësisht nëse Victor Valdes vendos të largohet ose të mbetet pas 30 qershorit.
Kontrata e Valdesit, i cili ka konfirmuar se nuk dëshiron ta vazhdojë, do të skadojë në verën e vitit 2014. Dhe, sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, gjiganti katalan ka vendosur të sjellë një portier të ri në fund të këtij sezoni, pa marrë parasysh nëse Valdes vazhdon të jetë në Camp Nou ose bën largim të parakohshëm. Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Barcelona ka shprehur interesim për portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.