Barcelona pa sharm, por me tre pikë

redaktor

Barcelona ka marrë 3 pikë në ndeshjen e radhës së La Liga duke mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Getafes.

Djemtë e Koeman dominuan në gjatë gjithë takimit, por me një lojë të dobët, që lë shumë për të dëshiruar dhe që nuk i ngjan Barcelonës së mëparshme.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë të takimit me Sergi Roberti, por Getafe gjeti forcë dhe barazoi pak minuta më vonë me Ramirez.

Në minutën e 30, Memphis Depay tregoi edhe njëherë se ishte zgjedhje e duhur për sulmin e Barcelonës në këtë merkato duke shënuar dhe golin e fitores.

Pjesa e dytë pati raste për të dyja ekipet, por në fund rezultati ngeli i gozhduar në 2-1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *