Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është akuzuar në Brazil se në mënyrë ilegale ka përfituar nga një miqësore e organizuar nga kompania e tij e marketingut në vitin 2008. Prokurorët thanë se kompania për marketing sportiv “Ailanto”, në pronësi të tij, ishte kontraktuar për të organizuar miqësoren mes Brazilit dhe Portugalisë, pa ndonjë proces të duhur ofertues. Ata thonë gjithashtu se një dokument flash është përdorur për t’ia dhënë kompanisë kontratën për ndeshjen. Prokurorët thanë se “Ailanto” ka marrë 4 milionë euro për organizimin e ndeshjes në Brazilia. Rosell, president i Barcelonës që nga korriku i vitit 2010, mund të përballet me tetë vjet burg në Brazil, nëse shpallet fajtor.
Media lokale thotë se avokati i Rosellit në Brazil ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ato si “të papërgjegjshme”.