Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Barcelona, “shopping” te dy Borusiat në Gjermani
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Barcelona, “shopping” te dy Borusiat në Gjermani
Sport

Barcelona, “shopping” te dy Borusiat në Gjermani

anazapta
Published November 1, 2013
Share
SHARE

Barcelona kërkon të bëjë pazar me shumicë te dy Borusiat e Gjermaninisë. Prej kohësh është i njohur interesimi i kampionëve të Spanjës për portierin Mark Andre Ter Shtegen të Borusia Mënshengladbah, por katalanasit interesohen edhe për dy nga lojtarët më të mirë të Borusia Dortmund, Robert Levandovski dhe Ilkay Gyndogan. Drejtori sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta, ka nisur kontaktet me klubin e Dortmundit për të transferuar në “Camp Nou” bomberin polak, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Duke nisur që prej muajit janar, lojtari ka të drejtën për të biseduar me klubet e interesuara dhe për Barcelonën do të ishte një pazar me leverdi edhe pse në Gjermani vazhdojnë të jenë të bindur se sulmuesi ka një parakontratë me Bajernin e Munihut. Levandovski, i blerë më 2010 nga Leh Poznan, nuk e pranoi rinovimin e kontratës, edhe pse i ofruan një rritje të ndjeshme page deri në 5 milionë euro në sezon.

Një shtysë të madhe drejt Barcelonës Levandovskit ia jep edhe klubi që nuk kërkon ta humbasë me parametra zero, ndërsa ëndrra e tij për të luajtur në “Allianz Arena” po venitet për faktin se Pep Guardiola është bindur plotësisht nga aftësitë e Manxhukiçit dhe në këtë mënyrë hapësirat për polakun do të ishin të vogla. Në kampin stërvitor të katalanasve, Tata Martino kërkon edhe një qendërsulmues, prandaj kjo çështje mund të kthehet në prioritet për drejtuesit blaugrana. Ndërkaq, pritet të ketë luftë të ashpër me Realin për mesfushorin e kombëtares gjermane, Gyndogan, një nga më të mirët në rolin e tij.

Aktualisht ai është i dëmtuar dhe nuk do të luajë deri në vitin e ardhshëm, por në Madrid e duan për sezonin tjetër, duke e parë si pasuesin ideal për Ksavi Alonson. Reali u përpoq të në verën e këtij viti, por trajneri Klop vuri veton për largimin e tij, duke mos dashur rrjedhje të tjera, pas ikjes së Mario Gëces te Bajerni. Gyndogan do të ishte fantastik për mënyrën e lojës së Barcelonës, ndaj katalanasit duket se po përgatiten për një tjetër sfidë me madrilenët, pas asj të fituar për blerjen e Neimarit.

 

anazapta November 1, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?