Merkato spanjolle është ende e hapur, deri sot në mesnatë.
Kështu Barcelona ka akoma edhe një ditë të plotë në dispozicion për të tentuar më në fund që të blejë Coutinhon nga Liverpool.
Një transaksion me vlerë 150 milionë euro, që nuk është konkretizuar ende.
Ndërkohë braziliani ka zbritur mbrëmë në fushë me përfaqësuesen e Brazilit, madje edhe duke shënuar një nga dy golat në fitoren 2-0 ndaj Ekuador, në kualifikueset për Botërorin “Ruis 2018”.
Një gol i festuar mes lotësh mallëngjimi, për të cilin ka folur edhe shoku i tij i ngushtë, Neymar. “Jam shumë i lumtur që Coutinho shënoi gol, sepse në këtë moment ai po përjeton një periudhë shumë të trishtë, por na ndihmoi ne në arritjen e fitores. Ai është një futbollist i shkëlqyer, një yll që performoi shumë mirë në fushë”, deklaroi Neymar, i cili sipas mediave braziliane, më datë 28 gusht i ka thënë Coutinhos: “Nuk do të pendohesh për vendimin e Liverpool, për të mos lënë të transferohesh te Barcelona”.
