Barcelona, Valverde: Synoj hakmarrjen ndaj Juventus

Gazeta Dita

“Disfata e edicionit të kaluar djeg ende, ndjej dëshirën të hakmarrjes për atë eliminim”. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde lajmëron kështu Juventusin në vigjilje të sfidës së Champions League.

“Do të jetë një sfidë stimuluese. Dybala? Është një futbollist fantastik, për atë do të kemi një vëzhgim special, por te Juve ka shumë futbollistë të tjerë të fortë. Dembele? Do të duhet t’i japim akoma më shumë kohë në dispozicion për tu integruar. Pastaj, Messi mund të luajë kudo”, vijoi Valverde.

“Juventus është një ekip i madh, ka futbollistë të mëdhenj dhe një trajner të madh, por e bukura e futbollit është edhe fakti që mund të kesh menjëherë një shans për hakmarrje dhe të martën do të tentojmë të fitojmë. Presim një Juventus që do të ushtrojë shumë presion, njëlloj si vitin e kaluar. Veç Dybala, janë edhe të tjerë lojtarë të rrezikshëm në kampin kundërshtar, si Pjanic dhe Higuain, e shumë të tjerë.

E respektoj Juventusin teksa më shqetëson soliditeti i saj. Është e rëndësishme ta nisim me fitore. Iniesta? Secili është pronar i të ardhmes së vet”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në prag të sfidës me Juventus, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *