Bardhi flet për vendimet e Këshillit Kombëtar të PD: Të pezulluarit nga PD kanë dhe një shans, pres që ata të reflektojnë

Amelda Amelda

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, foli për vendimet e Këshillit Kombëtar të PD.

Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.

Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri.

Pse largohet Rushaj?

 

 

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Për të pezulluarit, Bardhi tha se ka një tjetër mundësi.

Të pezulluarit sa do e kenë kohën për të qëndruar të tillë?

Bardhi: Secili prej tyre do të distancohen nga dhuna. Unë kam bindjen se një pjesë nuk e mbështesin një veprim apo akt ndaj dhunës së selisë qendrore të PD. Nuk mbështesin dhunën apo vënien në rrezik të demokratëve. Vneidmi i kryesisë ka që i drejtë, një vendim që i bën thirrje për reflektim. Pres që ata të reflektojnë. Secili prej tyre ka mënyrat e veta për të shprehur distancimin. Unë pres që kolegët të kuptojnë që rruga ku po i çon Berisha është e gabuar.

4 muaj jetë parlamentare dhe shumë ndryshime, çfarë e pret PD?

Bardhi: Këto kanë qenë muaj të vështirë për PD. Uroj që secili prej nesh të gjej forcën për këtë situatë. Për t’iu nënshtruar vullnetit të demokratëve dhe të kuptojnë që halli personal i një individi nuk kthehet në hallin e një partie të tërë. Demokratët hallin që kanë është largimi i regjimit të Edi Ramës. Jam i bindur që ne jemi të gjithë bashkë, por që kjo të bëhet realitet duhet gjetur rruga. E kam thënë dhe e përsëris, që Berisha do të mbajë rrëmujën në PD në një kohë të gjatë, e kjo rrëmujë na ka penguar të bëjmë detyrën tonë.

Pse nuk janë lëvizur nga postet, zonja Koti që ka dalë në mbrojtje të Berishës?

Bardhi: Ndryshimet janë si rrjedhojë e kryesisë së partisë. Ndërkohë janë bërë zëvendësimet nga ajo që shikohet nga lista vetëm ndaj kolegëve që kryesia e partisë ka marrë një masë të caktuar, qoftë përjashtimin nga partia apo qoftë pezullimin. Kjo ka qenë vendimmarrja e kryesisë. Zonja Koti nuk është prekur sepse vendimi është marrë ndaj anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Kolegët, do të jenë të lirë të ndajë opinionet e tij, vendimet e tij. Në PD do të ketë e ka pasur individë që nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që secili prej nesh të mos kalojë vijën e kuqe, si dhuna dhe manifestimi i saj.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ata jan si Gomari ne enderr .Giomarin e kishte ngren ujku gjysme dhe ai duke dhe shpirte thote ishall jam enderr.
    Edha keta akom mendoij se Saliu do jet ne krye te PD-se pore kjo nuk munde te ndodhe.
    Ne se ata rregjistrohen se parti e re ather po.!
    Pore duhet te fillojen gjiuthnje nga e poara.!

  • Megjithate Ali do apo nuk do ti Berisha mer PD-en ndersa Luli e Bardhi bejne aleance me Ramen,dmth i bashkohen “rilindjes” dhe marrin postet e tyre ne qeveri apo presidence prandaj po bejne lufte per te shkarkuar Meten qe deri dje ishit ne aleance me Moniken,partine e Metes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *