PD: Kemi qenë gjithmonë dhe jemi gati për zgjedhjet e pjesshme vendore

Amelda Amelda

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se PD tha është gati për zgjedhjet vendore në çdo datë që do të vendos presidenti Ilir Meta.

Këtë deklaratë Bardhi e ka bërë para se të hynte në seli për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.Dje presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore në ato bashki që nuk ka kryetar.

Aktualisht Vora, Durrësi, Rrogozhina  dhe Dibradrejtohen nga kryetar të  emëruar dhe jo të zgjedhur, ndërsa Voltana Ademi e Shkodrës vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Kryetarët e rinj të bashkisë Shkodrës  dhe Vorës u larguan pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës vakanca u krijua pasi kryetari u nda nga jeta. Kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen pas deklaratës se ishte e kënaqur me numrin e viktimave të tërmetit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Perderisa tani mbas aleances me Ramen nuk beni nje marreveshje e ti ndani 3 me 3 keto bashki pa shkuar ne zgjedhje?! Perse ju deri dje i quajtet te pa rregullta keto zgjedhje dhe sot qe Meta doli perkrahes i Berishes na dilka se pasket qene pro ketyre zgjedhjeve? Me sa duket edhe zgjedhjen per te mos marre pjese ne zgjedhje ka qene udhezim i Rames me Bashen me ndonje pagese te majme kurse ti Bardhi qe nuk je as mashkull dhe as femer,as mish dhe as peshk,qe s’te pyet njeri por te lene ne ate post vetem per te lehur,pune qe e ben shume mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *