Bari, grabitje si në filma, në pranga dy shqiptarë

Mila Hysotoci

Gjatë ditës së sotme në Itali dy shqiptarë janë arrestuar. Ata u futën në një dyqan, i cili shiste produkte të cilësisë së lartë në zonën e Barit.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23-vjeçare, të cilët nën kërcënimin e armës kanë grabitur një dyqan në zonën e Barit.

Policia menjëherë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e të rinjve, por ende nuk dihet sa është shumë e parave të grabitura. Në pamjen e mëposhtme duket qartë se si shqiptarët i kërcënojnë personat që ndodheshin në dyqan duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *