Bari, kapen 150 kg marijuanë, mbërriti nga Durrësi

anazapta

150 kilogramë marijuanë e mbërritur nga Durrësi janë sekuestruar në portin e Barit, në Itali. Mësohet se një shtetas shqiptar është arrestuar për transportin e lëndës narkotike. Policia nuk bën të ditur emrin e tij, por thotë se ai është 46 vjeç. Policia italiane nuk bën të ditur emrin e tij, por thotë se 46-vjeçari shqiptar është shoferi i kamionit ku u gjet droga. Marijuana ishte e paketuar në 71 pako dhe ishte vendosur në brendësi të kamionit-frigorifer. Vlera e drogës së sekuestruar arrin në 1.5 milionë euro.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *