Bariu i Kushtetutës ligjet i shkel i pari

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Luli do na shpallka luftë

E duhet ta kemi frikë

Për Zanën, barbin e Saliut

Qe s’punoi asnjë ditë.

 

Po të gjithë ata e dinë

Nga i fundit tek i pari

Xhuka veç u fsheh hajnitë

Se s’di nga lidhet gomari.

 

Dhe bariu i Kushtetutës

Që ligjet i shkel i pari

Jo për hatërin e Xhukës

Po ka urdhër nga kusari.

 

Kot lodheni more hajdutë

Ta mbroni atë pasuri

S’ju shpëtojnë as një mijë xhukë

Kur të vihet drejtësi.

 

“I frikësuari” nga Luli, Kapo Labi. Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *