Barroso, letër Nishanit: Nxitni konsensusin për përmbushjen e reformave

anazapta

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manul Barroso, i ka dërguar një letër presidentit Nishani, me anë të së cilës i kërkon të inkurajojë konsensusin ndërmjet palëve politike në funksion të përmbushjes së prioriteteve kyçe për anëtarësimin në BE. Në letrën e dërguar vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Barroso shprehet se është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse.

 

Mesazhi i plotë i Barrosos

“I dashur President,

Gjej rastin t’Ju falënderoj edhe njëherë për bisedimet konstruktive që patëm në Tiranë më 30 qershor. Isha shumë i kënaqur të zhvilloja vizitën gjatë momentit historik kur Shqipëria mori statusin kandidat, dhe ndihem mirënjohës dhe i nderuar për dekorimin me Titullin e “Flamurit Kombëtar” nga Ju, të cilin e quaj një shenjë të angazhimit të përbashkët për perspektivën europiane të kombit tuaj. Ne kemi hapur tashmë një kapitull të ri në marrëdhëniet BE-Shqipëri.

Jam i bindur se të gjitha forcat politike në Shqipëri, do të ndërtojnë mbi këtë sukses të përbashkët dhe do të intensifikojnë dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre për reforma, kryesisht në drejtim të prioriteteve kyçe të identifikuara për hapjen e negociatave, me fokus të veçantë tek shteti i së drejtës. Siç diskutuam, është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse. Më lejoni, për këtë arsye, t’Ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar! Jam i bindur se Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm të rëndësishëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian në vitet në vazhdim, dhe pres më kënaqësi takimin tonë të ardhshëm.”

Share This Article
3 Comments
  • Ah mor z. Barroso? Prapë kini gabuar! Duhet që kjo letër t’i ishte dërguar presidentit “de fakto” jo “de jure ” të Shqipërisë? Mos më thuaj që nuk të kam thënë se “letra e këshillave tuaja do të shkojë për lesh”? Ja po ta them prapë,- për lesh do të shkojë përderisa bujari salinë do të degjojë ? Nisi dhe një kopje saliut se, mbase bëhet ndonjë gjë!? Tung zotëri dhe matu kur bën dërgesa në Shqipëri,ku të parin nuk e quajnë Bujar por e quajnë Sali ! Eh mor z. Barroso,-në vënd të na jepnit mend juve po u japin neve?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *