Barroso optimist për Ballkanin Perëndimor

Ornela

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka shfaqur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të vazhdojë dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në bllok në një të ardhme jo të largët.

Barroso i ka bërë këto komente në konferencën ndërkombëtare “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor 2015-2020”, e cila është mbajtur sot në Beograd.

Ai ka thënë se është krenar që si president i KE-së i ka propozuar Këshillit të BE-së hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë.

Sipas mediave serbe, Barroso ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *