Barroso pret Thaçin: Brenda qershorit nënshkruhet MSA

anazapta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy; me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso; si dhe me Përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, Baroneshën Catherine Ashton.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ky u fundit u shpreh se Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit me Kosovën do të nënshkruhet brenda qershorit, nëse përmbushen kriteret.

“Po përgatitemi për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, dhe po ecim konkretisht drejt kësaj. Nëse ka progres, ne brenda qershorit do të bëjmë progres konkret për Marrëdhëniet e Asociim-Stabilizimit”, tha Barroso.

Ndërsa Thaçi tha se Kosova është e vonuar në proceset e integrimit në krahasim me vendet e tjera të rajonit. “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”, u shpreh ai.

Po sot, kryeministri Thaçi do të takojë në një darkë pune edhe zv.nd.sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *