Presidenti i KE-së, Hoze Manuel Barroso, ka mbajtur sot një fjalim përshëndetës para deputetëve të Parlamentit shqiptar. Në seancën e posaçme mori pjesë edhe opozita, e cila theu bojkotin e nisur disa ditë më parë, si formë proteste për përjashtimin për një periudhë 10-ditoe të Berishës nga seancat.
Presidenti i KE-së, Barroso, u shpreh se vendimi për dhënien e statusit, Shqipërisë, ishte një shtysë për ta nxitur atë drejt integrimit.
“Kur nga 15 shtete anëtare të BE në 2004-ë, ne arritëm zgjerimin më të madh të të gjitha kohërave, u bëmë 28 shtete. Ne thuajse e kemi dyfishuar zgjerimin në 10 vjet dhe pavarësisht sfidave ekonomike dhe krizës financiare, ka qenë e mundur të bëhej zgjerimi. Të gjithë ata që kanë sugjeruar dhe kanë thënë se BE nuk ka qenë partner i besueshëm, e patën gabim. Natyrisht që vendet që duan të anëtarësohen, duhet të bëjnë progres. Zgjerimi i BE-së është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne i mbajmë premtimet tona, kur partnerët tanë bëjnë progres”, theksoi ai.
Barroso përmendi një detaj nga jeta personale për të argumentuar se rrugëtimi drejt Europës së Bashkuar është zgjedhja e duhur.
“Unë vetë kam jetuar në diktaturë në vendin tim në Portugali dhe në 18 vjetët e para të jetës sime kam jetuar me shpresë dhe ajo shpresë ndihmoi që të rritej ekonomia dhe të hapej vendi ynë. Kjo ndodhi edhe me vende të tjera ndaj edhe unë ndihem për këtë arsye afër jush”, tha ai

Nje krize mosbesimi po perhapet me shpejtesi neper Europe, per kandidatet e rinj te EU-se.
Por Shqiperia eshte nje potenciL i fuqishem dhe po te qeveriset mire, te kryeje detyrat e saj te shtepise, Europa do tja ket nevojen pasurive te saj.
Nga ana tjeter gjysma e shqiptareve jane integruar neper Europe.
Ne Shqiperi kane mbetur apo nuk kane mbetur popullsi as sa nje qytet i madh i Europes, rreth 2 Milion njerez.
Keta dy milion dashkan ta prishin standartin e Europes.?…
Kur do marre fund ky mbivleresimi qe u bejme ne europianeve?!…
cdo aktivitet ekonomik, politik apo i cfare do lloji tjeter matet nga puna dhe rezultati dhe per kete mendoj jemi te gjithe dakort. po ju zoti barroso dhe BE cfare rezultatesh keni aritur ??? pergjigja eshte fiasco.nje qeveri e pa kuptimte qe nuk ka pse te funksionoje dhe qe me punen e saj te dobet ka renuar te gjitha ekonomite e unionit. votimet e fundit treguan me se miri qe kjo eshte nje qeveri e tepert dhe nuk ka perse te paguhen taksa mbi taksa per te mbajtur keta parazite.