Dy kandidatët për (nën)kryetar të PD-së, që po bëjnë një lojë luftash në pikë të vapës, ngulin këmbë se Sali Berisha nuk ka asnjë faj dhe përgjegjësi për humbjen e PD-së më 23 Qershor.
“Sali Berisha nuk ka faj për humbjen”, deklarojnë në kor dy pretendentët dhe këtë refren e përsërisin në çdo takim apo dalje publike.
Edhe pse ua dimë hallin që i ka zënë, nuk e kuptojmë qëllimin e garës së tyre për kryetar, nëse kryetari në detyrë nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen. Me këtë pohim absurd gara e tyre duket qesharake.
Nëse Berisha nuk paskësh faj, atëherë pse duhej të largohej nga kryetarllëku njëzet e ca vjeçar?
Nëse janë bashkëfajtore të tre, më mirë le të rrijë njëri prej fajtorëve, ai që ia ka marrë dhe dorën dhe e ka çuar partinë në këtë derexhe dhe s’ka pse të ndërrohen fajtorët në krye të një partie.
Në këtë kontekst duhet të dalë dikush tjetër që nuk ndjen as faj, as përgjegjësi për këtë rrënim historik të formacionit të tyre dhe ta ringrejë si opozitë të fuqishme. Bashkëfajtorët le të rrinë mënjanë, të rrëfehen për fajet e tyre brenda partisë, që anëtarët e thjeshtë, në këtë rast votues, të kuptojnë se ku është gabuar. Se flitet për fajtorë dhe nuk përmendet asnjë faj, flitet për gabime dhe nuk citohet asnjë syresh.
Nëse kjo vazhdon të mbetet partia e Sali Berishës, siç deklarojnë dy kandidatët për kryetarë, atëherë pse e dha dorëheqjen tjetri?
Nëse janë të tre fajtorë, duhet të dalin hapur para anëtarësisë, të shpjegojnë fajet dhe, sipas përgjegjësisë, të marrin dhe dënimin. Është çështje e tyre e brendshme nëse i dënojnë, por t’i ngrenë prape në përgjegjësi, kjo duket paradoksale.
Pra jemi në një rreth absurd, ku tre fajtorë pa faj vazhdojnë ta thellojnë fajin, duke marre në qafë një parti të tërë. Njëri prej tyre mori përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe u largua. Dy të tjerët pranojnë të njëjtat përgjegjësi dhe duan të ngrihen në përgjegjësi.
Problemi tjetër i madh i kësaj gare në pikë të vapës është që Berisha, ndërkohë që gara vazhdon, është edhe kryetar partie, edhe kryeministër deri në orën e fundit, dhe po e përdor këtë periudhë jo për të reflektuar për humbjen, por për të shantazhuar fitimtarët. Në postimet e tij në Facebook edhe sot ai numëronte arritjet e qeverisë së tij, rrugët, kopshtet, çerdhe, shkollat, ujësjellësat, pjeshkët, arrorët, ullinjtë, fabrikat, uzinat etj. Nuk e di ç’e ka gjetur, por ai e bëri këtë punë gjithë fushatën.
Ishte po ky burrë (jo shteti) që na tregonte përralla me mbretin Zog, me kuçedra që pinin ujët e fshatrave dhe qyteteve dhe ai që e vret kuçedrën me gërshërë në brez, duke përuruar ujësjellësa, me katundarë që donin tre orë të zbrisnin në qytetin më të afërt dhe që ai ua shkurtoi këto orëvonesa me gërshërë në dorë, duke përuruar rrugë të reja; me qytete të ndara nga njëri- tjetri dhe që ky mavria kryeministër i bashkonte me tunele, të ndërtuara me lekët e fukarenjve, që nuk kuptonin pse nuk merrnin rrogat e pensionet në kohë; me mburrjet qesharake se ai ishte kryeministri më i mirë në botë, që në saj të tij ia kishim kaluar Francës, Italisë, Gjermanisë… dhe kur s’kishte gjë për të treguar, merrte nëpër gojë kundërshtarët e tij, nuk linte gjë pa thënë për familjet e tyre, si ato plakat llafazane të katundit.
Ishte po ky burrë që popullin e quante kope, që administratën e konsideronte si dhitë që ruante nga anët e tij, që mund ta merrte zvarrë për të mbushur sheshet, ku ai do të këpuste broçkulla para tyre dhe ata të shkretët ishin të detyruar ta duartrokisnin. Se ndryshe humbitnin vendin e punës.
Ishte po ky burrë që urdhëronte që shkollat të ndërprisnin mësimin dhe së bashku me mësuesit të mbushnin sheshet, që urdhëronte televizionet puthadoras të tij transmetonin takimet dhe mitingjet madhështore të tij, për t’i treguar botës që shqiptarët janë dashuruar pas tij. Për të dëshmuar aftësitë e tij fizike dhe mendore nuk rreshti asnjë dite pa treguar në ekran se në venat e tij nuk kishte asnjë pllakë arterosklerotike, se zemrën e kishte top, përderisa ngjiste malin e Dajtit dhe Murin e Madh kinez, se mund të rrinte zhytur në ujin e detit për dy orë e gjysmë dhe pastaj shkonte nëpër vende të shenjta për t’iu lutur Zotit t’i japë jetë sa më shumë, për të mos u larguar kurrë nga selia e qeverisë, a thua se e kishte pronën e tij.
Populli e dëgjoi, e dëgjoi, dhe më në fund votoi… Një milion vota u derdhën kundër tij dhe ai mendon akoma se populli nuk e ka dëgjuar mirë dhe vazhdon ua përsërit ‘arritjet’ e shpikura të tij.
Edhe pse me rreth një milion vota kundra, që i bie të jetë qeveria më e urryer e shqiptarëve në 22 vite, ky duhet të jetë i vetmi rast në botë, që kryeministri i shporrur në mënyrë ceremoniale, mburret nëpër ekrane, a thua se s’ka ndodhur asgjë. I duket vetja si dikur, kalërues, fitues, notues, vrapues, rekordmen zhytjeje, e plot të tjera.
Kjo të kujton historinë e atij çifti pleqsh, që do të festonin 50-vjetorin e martesës së tyre. Shkuan në të njëjtin hotel ku kishin shkuar për herë të parë, në të njëjtën dhomë.
-Është me të vërtetë shumë prekëse, thotë plaka e ekzaltuar, kjo qe po përjetoj tani. Më duket vetja si në atë kohë, kur ishim të rinj. Ndjej një afsh përbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria për ty…
-Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e supës…

Kush e ka lexuar “Ngjitja e Putinit” te Truscott-it ? Edhe per Putinin asnje nuk besonte se do te ishte dikushi pervec Jeltsinit i cicli besonte dhe u sigurua qe nuk do te prekej “familja” dhe ashtu beri Putini deri sa u fuqizua plotesisht. I vetmi qe i jep garanci Saliut se nuk do te preket “familja” eshte Lulezimi dhe ate do te vere trashegimtar Saliu. Ju kot flisni e kot gerthisni. Saliu do qe kopeja te shkoje perpara pra te mund te siguroje te vjedhurat qe ka bere ne keto 8 vjete.
ka vetem nje diference, qe Luli nuk eshte ne pushtet dhe nuk mund te jape asnje garanci qe “familja” nuk do te preket…
Pjella e Satanait ,ardhur e pa ardhur mir ne pushtet ne ’92 ,nen istiktin e shpellarit hapi kutine e Pandores dhe sot kushdo qe ta mari qeverine do ta kete tejet te veshtire te rikuperoi problemet qe ai la pas deri tek taktika e tokes se djegur . Mendoj , se i ndodhur nen akuzat e vrasjeve , vjedhjeve ,korupsionit galopant , fyerjeve rrugacerore pa kandar per kundershtaret, e tjera e tjera ,dretesia shqipetare duhet te thote fjalen e vet per ti treguar Evropes e me gjere se Shqiperia po rilind .
Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e supës…
Faleminderit Cakulli, e madhe!!!
Eh,more Filip,sa poshte ke rene!
Shyqyr qe ke hyp ti lart Ana ….ju nese keni pas lexuar dikur KUNJIN do e kuptoni qe Filipi eshte i njejti
Gjithmone i madh, Filip Cakuli ! Megjithese “plakes ” i kane rene cicat ne pjaten e supes, por supa i pelqen, e ka afshin sikur te jete e re , por harron dhe shkon tek doktori per t’i
fryre ato me silikon ! “Plaka ” semuret dhe ze shtratin , neqoftese nuk qendron ne krye te tavolines !
kur erdh salka ne pushtet e kapi kolera. 97 e perexhaku vendin iku ne tesha
te grave ne itali tash i kann ra cicat ne pjat te supes e zhyti vendin ne borxh
i.ka gjet 2 klysh te tradhtis qe pe qajn perse gjalli kuku per at njeri qe qahet
perse gjalli.