Nuk është më Zhoze Murinjo në Madrid, i gatshëm të hidhte përherë kunja në adresë të Barcelonës, por tani sinjalet e luftës vijnë nga kahu tjetër. Presidenti i ri i klubit katalanas, Josep Bartomeu, nuk ka pritur shumë për të ndezur polemikat me Realin. Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke akuzuar se një palë e tretë ka nxitur hetimet për çështjen Neimar, çka solli si pasojë dorëheqjen e Sandro Roselit. Bartomeu nuk e përmend emrin e klubit të Realit, por ashtu si në ditën e prezantimit, referenca është e qartë. “Kases ishte personi që kërkoi hetim të mëtejshëm për Rosel, por unë besoj se atij i kanë fryrë në vesh nga Madridi. Disa persona kanë dashur të destabilizojnë situatën në klubin tonë dhe unë besoj se pas shkarkimit të Roselit fshihet një dorë e zezë”, akuzon Bartomeu. I pyetur nëse me fjalën “Madrid” i referohet Realit apo hetuesve të çështjes që ishin nga kryeqyteti spanjoll, Bartomeu thekson: “Nuk dua të flas për Realin, pasi mua më pëlqen Barcelona, që në ndryshim nga disa të tjera është një klub demokratik. Për shembull, kundërshtarët tanë dëshirojnë që të fusin xixat mes Neimar e Mesit, por nuk ia dalin dot, pasi në skuadrën tonë të gjithë trajtohen njësoj, ndaj futbollistët nuk kanë pse të ankohen”. Pavarësisht akuzave të Bartomeut, mbetet fakt që Rosel gënjeu lidhur me transferimin e Neimarit. Edhe pse drejtuesit e rinj nuk e pranojnë, e vërteta është se ish-presidenti iku pikërisht si pasojë e gënjeshtrave lidhur me blerjen e brazilianit.

RRALI ,ekipi i FRANKOS ,eshte ekipi me i qelbur ne histori .
ANCELOTI eshte teknikisht dhe njerzisht i afte ,por i bindur se e njeh MAGJNE e MAGJIKEVE me te medhenj te te gjitha koherave ,te BARCES me KRYE -MAGJIKUN ,MESSI .
Rosell e beri dhe tani ta vuaj,ska perse te cuditen njerezit.SA per barca -real mendoj se eshte nje histori qe me kujton TIRONEN kundra ciftit dinamo-partizoni.
Cja fut kot…po si i hap lufte realit ky. Lumtor Shkreli