“Neymar nuk është në shitje”, fjala e presidentit të Barcelonës, Josep Bartomeu, edhe vetë futbollisti ka konfirmuar se është i lumtur te Barça, për të shuar çdo mëdyshje dhe aludim. Por ofensiva e PSG ka qenë reale.
Me skuadrën nga Parisi e gatshme për të paguar 220 milionë eurot e klauzolës, me presidentin e klubit Blaugrana që është detyruar të luajë në mbrojtje: “Kushdo që paguan klauzolën e blerjes së Neymar shkel lojën e ndershmërisë financiare (Fair-Play financiar).
Ka një kontratë për katër vitet e ardhshme dhe natyrisht që besojmë. Bën pjesë në skuadrën tonë. Bën pjesë në tre-dhëmbshin tonë”.
“Marrëveshja e Neymar përfshin një klauzolë që rritet nga 200 milionë euro në vitin e parë, në 220 milionë në të dytin, dhe në 250 milionë euro në vitin e tretë të kontratës.
Këto klauzola janë të pamundura për tu aktivizuar dhe aplikuar, gjithmonë nëse synohet dhe është dëshira për të respektuar lojën e ndershmërisë financiare.
Vetëm nëse ndonjëri nuk dëshiron ta respektojë Fair Play financiar, atëherë mund ta aktivizojë”, shtoi presidenti i Barcelonës, Bartomeu.
