Bartomeu: Messi tashmë po luan nën kontratën e re

DITA Online

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, zbuloi se pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, tashmë po luan nën kushtet e kontratës së tij të re. Ndërsa Messi pranoi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2021, në korrik, ylli i Barcelonës ende duhet të vërë firmën në kontratë me gjigantët e La Liga-s.

Hera-herës janë ngritur dyshime për të ardhmen e Messit në “Camp Nou”, pas transferimit rekord të Neymar te PSG-ja.

Barça vazhdimisht ka përsëritur se 30-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e tij.

Presidenti Bartomeu siguroi edhe një herë tjetër.

“Ne do të marrim foton me nënshkrimin e Messit, me shpresë para fundit të vitit, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, e cila ka fuqinë e të drejtave të imazhit, – tha Bartomeu për “8TV”. – Kjo kontratë është nënshkruar deri në vitin 2021 dhe tashmë Messi po luan nën specifikimet përkatëse të saj”.

Leo Messi ka goditur terren, duke u nisur nga trajneri i ri, Ernesto Valverde, teksa ka shënuar tetë gola në të gjitha garat.

Ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, të martën, pas një “hat-trick” kundër Espanyol, në La Liga.

E ardhmja e një lojtari, që duket më pak e sigurtë, është e veteranit Andres Iniesta. 33-vjeçari është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe spanjolli ende nuk është dakord për një marrëveshje të re.

Sidoqoftë, Bartomeu tha se Iniesta do të qëndrojë, duke shtuar: “Marrëveshja me Iniesta do të jetë e veçantë, do të jetë ndryshe, vetëm për shkak se është ai. Unë nuk do të zbuloj saktësisht se përse është pjesë e negociatave private, por me Ramon Sostres (menaxherin) kemi folur për një kohë të gjatë. Iniesta nuk është vetëm një pikë referimi për ne, por edhe për përkrahësit e rinj. Ai ka fituar të drejtën për të luajtur këtu derisa të mos mendojë më, Andres është kritik për këtë klub dhe qëllimi është që kjo zgjatje të jetë një kontratë e pacaktuar, kështu që ai mund ta firmosë kurdo që dëshiron”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *