Baseli kthen nga huazimi Naser Alijin

redaktor

Karriera e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, merr një kthesë të papritur. 21-vjeçari, i cili nga janari i këtij viti luante në formën e huazimit te Vaduzi në kampionatin zviceran, është kthyer menjëherë te Baseli, që zotëron kartonin e tij.

Lajmi konfirmohet nga mediat zvicerane, që e lidhin këtë lëvizje me dëmtimit e mbrojtësit të majtë të Baselit, Adama Traore. Në mungesë të një alternative në këtë rol, kampionët e Zvicrës vendosën të ndërprisnin huazimin e lojtarit te skuadra nga Lihtenshtejni, duke e kthyer në shtëpi.

Në këtë fillim sezoni futbollisti i lindur në Kumanovë ka qenë titullar i padiskutueshëm te Vaduzi, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit, pa harruar faktin që është grumbulluar nga De Biasi për dy ndeshjet eliminatore me Danimarkën dhe Portugalinë. Me kuqezinjtë Aliji debutoi në miqësoren e muajit qershor me Francën, ndaj së cilës bëri një paraqitje mjaft pozitive.

Para se të pajisej me pasaportë shqiptare, Aliji është grumbulluar rregullisht me përfaqësueset e moshave të Zvicrës që nga U-15 e deri te U-21.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *