Baseli tepër i fortë për Partizanin, “të kuqtë” pothuajse të eliminuar nga Conference League

entela

Partizani është mundur me rezultatin e thellë 3-0 në Zvicër ndaj Baselit vendas në ndeshjen e parë të vlefshme për turin eliminator të Conference League.

“Të kuqtë” e Dajës e kanë pasur pothuajse të pamundur t’i bëjnë ballë furisë vendase që kishte në organikën e tij dhe shqiptarët si Xhaka apo Kasami.

Një gol i Arthur dhe dy të Stocker vulosën fatin e kësaj ndeshje, rezultat që ul pothuajse në zero mundësitë e Partizanit për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjes Teuta u mund 0-2 nga amatorët e Inter Escalades, Laçi fitoi minimalisht 1-0 ndaj rumunëve të Universitae Craiova, ndërsa Vllaznia u mund 1-0 në transfertën qipriote ndaj AEL.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *