Basha: 100 mijë shqiptarë të papunë, 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit

Arta Taja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në “Facebook”, skanon situatën teksa thekson se 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

Ai citoi Bankën Botërore, sipas të cilës 6 në 10 biznese të regjistruara nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese, gjë që shkaktar të krizës ekonomike në vend, thotë ai, është keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD deklaron se kriza e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente. Ai shprehet se me planin ekonomik të opozitës dhe taksa të ulëta do të çlirojmë nga makthi biznesin dhe ekonominë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet

DEKLARATA E PLOTË

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe.

Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.

 

Share This Article
8 Comments
    • Ne fakt 7×7 bejne 44 kete here. Aq.ua vuri gjoben udheheqesi juaj kete radhe. Merruni me Bashen dhe kruani xhepat.

  • Kujdes me numrat e ketij, sepse ky eshte “matematicieni me i zoti” ne Ballkan! Nuk behetv shaka kur ky flet per numrat!

  • Kur do vish o gjigand qe ta shpetosh kete vend dhe kete popull qe e vodhen dhe e ropen ne keto 30 vjet……
    Mos harro te na kthesh leket e rruges kombit,i thuaj edhe ilirit se mos i ka ngel ndonje shufer floriri se zeni do paguaj avokatet ne usa dhe boronicat.

  • Ky Bashici mbane nen dore nje sekret magjik qe sapo te
    “vije” ne pushtet do t’i fute gjithe shqiptaret ne Pune me
    “Shkopin Magjik” , “Suzam Hapu”……Dhe mengjezin tjeter te gjithe shqiptaret Luli do t’i beje te pasur pas 3 mi-
    je vjetesh se ekzistences se tyre keto troje ! Ptuuuuu… ….
    rrenacak i ndyre por jo vetem rrenacak por edhe mash-
    shtrues,hajn, delenxhi politikan, dallaverexhi …..vrases….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *