Basha 60 minuta takim me aleatët, një ditë para tryezës me Presidentin

Bora Basholli

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë rreth orës 19:00 një takim me aleatët e tij i cili zgjati rreth 60 minuta në selinë e PD.

Ende nuk dihet ndonjë detaje mbi këtë takim, por dihet se do të jetë i fokusuar te kriza politike.

Takimi vjen në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar njëzëri një tryezë dialogu të organizuar nga Presidenti Meta.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën sot me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit për takim. Ky i fundit pritet t’i presë nesër në një tryezë.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Mbase nuk e vret veten deri neser presidenti sa ti shpien porosine e Lulezimit. jane bere si rrugaçer te pa skrupullt.

  • Asnje leshim PD e aleateve te saj.te vazhdohet reforma ne drejtesi e te filloj e te funksionoj me aq sa mundet aparati I drejtesis se re.Per bisedime me PD e aleatet vetem per zgjedhjet e vitit 2021 e ne asnje mendyre per zgjedhjet e 30 qershorit.

  • Aleanaca e Qelbésirave dhe Aleatët e KRIMIT dhe KORRUPSIONIT Shtetëror janë bërë bashkë si KUÇEDRRA për PUSHTET pa VOTAT e POPULIT dhe për të VJEDHUR POPULLIN !!! Terroristat që mbasi ju doli BOJA duke hedhur në ERÈ me EKSPLOZIV SHTYLLAT e TENSIONIT të LARTË , filluan me ZJARRVËNIEN e QÈLLISHME tê PYJEVE , KULLOTAVE dhe PEMTARIVE FRUTORE nga VERIU në JUG , pa ikur akoma mirë DIMRI !!!??I béj thirrje Edvin HAJDUT Ramés , qé me kéta KRIMINELÉ , BANDITÉ dhe KRYEHAJDUTÉ , të MOS béj asnjé MARREVESHJE KRRIMINALE , duke ju hedhur “KOCKA” të MAJME kétyre TERRORISTAVE të URRYER nga DJERSA dhe MUNDI i 3 MILJON SHQIPTARÉVE të RROPATUR . . . . . . . . . . . .. !!!! Edvin HAJDUT Rama éshté e “KEQJA mé e VOGÉL” né krahasim me PD dhe ALEANCÉN e QELBÉSIRAVE dhe ALEATÉT e KRRIMIT të ORGANIZUAR me emra tè NEVERITUR Partiçkash té Vogla pa asnjé ELEKTORAT !!!!! Me ZERO përfaqësim !!!!

  • Ka me qesharak se jane keta rronxho ponxhot? Te ike rama te vijne keta zagaret. Keta qe ate qe thone ne mengjes e kundershtojne ne mesdite. Te vjen turp ti thuash vetes shqiptar per faj te ketyre dordoleceve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *