Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin social ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Sipas shefit të selisë blu, Kajmaku ka probleme me drejtësinë greke, por mbrohet nga Edi Rama.
“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.
Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.
Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.
Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë grek,e të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.
Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
b.b/dita

Hajduti bërtet gjithmon :
– Kapeni, kapeni hajdutin !
– Ky është hajdut i vecantë, është hajdut psiqik.
Qytetarët imponohen të dëgjojnë duke e parë çdo ditë, çdo orë, bile çdo minutë në të gjtha kanalet e TV-ve këtë shqip-folës dhe besdisur kthejnë kanalin :
– Prapë ky , nga na mbiu kjo farë e keqe. Edi Rama – hajdut psiqik, ky loloja – hajdut normal , si i tillë ndihet inferior krahasuar me psiqikun.
Si nuk u ngopën duke i bërë keq Shqipërisë dhe Popullit të saj ! Saliu e shkatërroi, e vrau, e shpartalloi Shqipërinë dhe shqiptarinë, ndërsa na ka vënë përpara bandën e vet me një lolo në krye. Por përballë kësaj bande qëndron ‘fatkeqsisht’ një bandë tjetër, ajo e ”rilindasve’. Këta nuk vrasin njerëz, por janë më psiqik (të fshehtë), sepse vrasin shpresën e tyre. Këta, nuk shkatërrojnë por nëpërmjet të PPP-ve dhe konçesioneve po varfërojnë shumicën e Popullit, i shkatërrojnë të ardhmen Popullit.
Si të paskrupuj që janë, nuk rreshtin të na çajnë veshët me lehjet e tyre.
Farë e keqe !
E kam shkruar edhe here tjeter, kush denohet ne Greqi duhet te shpallet hero kombetare pavarsisht krimit qe ka bere , nese e ka bere .
Sepse ne 90 perqind te rasteve ua veshin dhe marin edhe fajet e davaxhinjeve greke.
O shoke nga akullorja tek kajmaku na kenaqet fare. Po ku i ka gjetur kriekaqoli keta ekzemplare more aman!!!