Pas takimit me Ilir Metën, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se “Shqipëria nuk meriton një drejtësi të kapur politikisht dhe PD-ja po këmbëngul të shmangë pikërisht këtë gjë”.
“Prandaj donim që Komisioni i Venecias të ishte arbitri i reformës në drejtësi dhe Venecia ka folur qartë. Ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë. PD-ja e ka pranuar këtë zgjedhje. Për PD-në, në stadin aktual të draftit, kjo është e vetmja çështje dhe këtë çështje e kemi të qartë: jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pa asnjë alibi dhe asnjë vonesë për zvarritje të procesit. Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga SHBA dhe BE”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së theksoi se i përsëriti Metës vendimin e partisë së tij se, “nëse kërkohet vullnet dhe negociim, PD-ja pranon me kushtet e Komisionit të Venecias”.
Basha nënvizoi gjithashtu edhe se “takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar rrugëdalje”.

Ky eshte me te vertet idiot! Nuk do te kapet drejtesia nga politika dhe ne te njeten kohe kerkon te zgjedhe gjykatesit! Ky nuk e kupton qe Rama i ka votat dhe nuk e pyeste fare po te donte. Rama kerkon qe te ndaje suksesin me palen tjeter per te cuar mesazhin ne europe se Shqiptaret jane njerez dhe jo kafshe, kurse Lulja kujton se mund t’i vendose kushte. Hajde pall, hajde!
TITULLI I SAKTE I KETIJ ARTIKULLI , DO TE ISHTE :
MOSLESHIMI NGA THONJTE , I SISTEMIT TE KAPUR TE DREJTESISE , KA QENE DHE MBETET KUSHTI VENDIMTAR , PER SHKATERRIMIN ME THEMEL TE KETIJ VENDI E SHPERBERJEN PERFUNDIMATE TE TIJ .
Varianti i vendeve te rezervuara qe ju pelqen aq shume Berishes dhe dhenderrit te tij eshte vetem njeri nga pese apo gjashte variantet qe jane hedh per diskutim nga ekspertet nderkombetare. Nuk kane thene asnjehere amerikanet qe ky variant eshte me i mire se te tjeret. Nese pakica e Berishes dhe te tijve nuk pranojne asnje nga 4-5 variantet e tjera te nderkombetareve, e perse shumica u dashka te pranoje me imponim vetem variantin qe i intereson Saliut, Lulit dhe Ilirit qe kamuflohet pas tyre.
Edi Rama do te dale totalisht idiot dhe i tredhur nese terhiqet dhe pranon cfare i imponon pakica. Kur asnjeri nuk terhiqet dhe pozicionet jane larg njeri -tjetrit kete gje e ndan populli me vote se kush ka te drejte. Referendum ose zgjedhje te parakohshme.