Basha akuzon: Avioni nuk ra, larguan ngarkesat dhe paratë e drogës

redaktor

Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka akuzuar qeverinë për lidhje të forta me trafikun e drogës, teksa në mesditë një avion i rrëzuar u kap në Divjakë, ku u arresuan dy shtetas, një italian dhe një shqiptar. Ja deklarata e Bashës: “Penguan me dhunë për më shumë se dy orë, praninë e medieve në vendngjarje, duke larguar ngarkesat dhe paratë e drogës në vendngjarje, – tha Basha. – Bënë sikur avioni që ra nuk kishte të bënte me ta, por përsëri e vërteta e trafikut të lëndëve narkotike në territorin tonë, sot u plasi mbi kokë, qevritarëve dhe zyrtarëve, duke iu bashkuar krimit më të rëndë në 23 vjet demokraci.

Ngjarja nuk është skandali i radhës, por është e jashtëzakonshme për nga përmasat. Zullumi këputet kur trashet. Zullumi sot u këput. Pas pushtimit të hapësirës detare e tokësore, u zu edhe ajo ajrore. U konfirmuan të dhënat se trafiku i drogës ekzistonte prej kohësh. Ata që janë tallur dhe kanë qeshur, sot janë vetëpaditur.

Me avionin e drogës, ka rënë edhe çdo kufi. Partia demokratike e opozita po e ndjekin nga afër këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe mbështesin pa asnjë rezervë punonjësit e agjencive ligjzbatuese në shërbim të ligjit dhe imazhit të vendit”.

“Partia demokratike, – përfundoi Basha. – kërkon zbardhjen e vërtetë të njarjes dhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë. Nuk mund të pranojmë të udhëhiqemi nga një grup njerëzish, që nuk e lufton, por e mbështet trafikun e drogrës, duke u bërë pjesë i kartelit. Bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe qeveria e mashtrimeve”.

Share This Article
1 Comment
  • Sa te pafytyre ,te paturp e te pacipe.Boooo çfare rrace e ulet.Po ku dhe kur u prodhua ky mall me emrin kanabis?A nuk u prodhua ne minishtetin qe ngriti Sali birishi ne jug te vendit per efekte zgjedhore?A nuk u mboll e u korr ne kohen kur zoterinjte bandite ishin ne pushtet?Mos valle behen xheloze se mallin qe u prodhua nen udheheqjen e tyre po ja u shesin te tjeret?O zot na i hiq qafe dhe na i dergo ne FERR bashke me parate e tyre te vjedhura,qe mbajne aromen e gjakut e te krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *