Basha akuzon Ramën: Po përpiqet të prishë konsensusin e 3 ligjeve

anazapta

Opozita vijon të akuzojë kryesocialistin Rama për tentativë për të bllokuar integrimin e vendit. Në mbledhjen e sotme të PD-së, kryetari Basha akuzoi kryeministrin se po përpiqet të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil.

“Sindroma e vitit 0 po shkel rregullat dhe normat e funksionimit të qeverisë dhe shtetit. Zoti Rama po kërkon t’u diktojë shqiptarëve mesazhin “ligji jam unë”. Paralajmërimet dhe thirrjet tona drejtuar atij për t’iu përmbajtur betimit dhe për të respektuar ligjin nuk po dëgjohen. Fryma revanshiste po ngjit shkallë të reja. Në këtë kuadër është paralajmëruar qartazi, ndonëse jo hapur para publikut, tentativa për të pezulluar ligjin për shërbimin civil, duke e shtyrë miratimin e tij përtej afatit të përcaktuar”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se në rast të shkeljes së konsensusit për tri ligjet, përgjegjësitë do të bien mbi Ramën dhe qeverinë e tij. “Pas negociatave me aleatin e tij të ri, Rama votoi 3 ligjet me kushtin që data e hyrjes në fuqi të ishte 1 shtator 2013. Uroj që zoti Meta dhe partia e tij të mos qëndrojnë duarkryq para këtij zhvillimi kritik për fatin e administratës publike.

Nëse shkelmohet konsensusi për ligjin e nëpunësit civil, përgjegjësia do të bjerë mbi Ramën dhe qeverinë e tij. Kjo do të çonte në shkallmimin e shërbimit civil. Shtyrja e këtij ligji i hap rrugën fshesës në administratë”, tha Basha.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Kush flet?
    Nje hajdut vrases e tradhetar.
    Nuk ka fetyre t’i dale zot merhumeve qe
    kane pushtuar administraten.Sepse ata
    jane kontrabande ne ate vend.
    Te jene te bindur te gjithe qe te aftet dhe
    te ndershmit do vijojne te punojne ne
    administrate.Kusurin le t’i marre Luli ne
    .bashki.Ose t’i dergoje te Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *