Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohoi zgjedhjet e lira.
Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbledhjes së grupit PD, Basha nuk tha asnjë fjalë sa i takon debateve që ka pasur brenda mes deputetëve të PD-së por deklaroi se grupi ishte i unifikuar në qëndrimin për shkëputjen e hallkave të krimit me politikën.
“Është ajo që di çdo qytetar shqiptar, se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën, mohuan mundësinë për zgjedhje të lira e të ndershme. Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion që unë e kam shpallur tashmë, të këpusim hallkat e politikës me krimin. Dua të shpreh bindjen se hapat e mëtejshme që do të kemi, do të rinstalojnë lirinë e votës.”

Luli nuk e ka ndjere akoma PRESHIN.PYET O LULE doktorin ne Lushnje.Ti ke te drejte Luli se gjithmon e ke mbajtur ne goje.