Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të bashkëbisedimit më qytetarët, ka takuar sot banorët e Dumresë dhe Belshit (Elbasan), ku ka theksuar se alternativa e PD-së është zgjidhja për të dalë nga kriza ekonomike.
Basha në bashkëbisedim me banoret tha se “ne kemi vendosur të investojmë në fshatin shqiptar 150 milionë euro në vit. Si do të investohen? 50 milionë në vit do të investohen për infrastrukturën. Ne do të ndërtojmë një skemë subvencionimi që t’i vijë ne ndihme çdo familje fermeri. I vetmi kriter do të jetë, e punon apo se punon tokën? Ju do të jeni në gjendje të shisni pa NIPT, por me kartë identiteti dhe pa kartë fermeri. Sepse karta e fermerit dhe NIPT-i janë instrumenta të fshehta për të shkatërruar tregun”.
Basha ne takim edhe me banorët e Belshit ka theksuar se zgjidhja është nxitja e investimeve, lehtësira për biznesin që të hapen vende pune. “Ne do të shpenzojmë para për shtresat në nevojë. Sasia e energjisë elektrike deri në 200 kilovat dhe uji i përdorur nga familjet në nevojë do të financohet plotësisht nga buxheti i shtetit. Do te kete ulje taksash, investime publike të vërteta. Do te kete subvencionim të bujqësisë, ulje të cmimit te energjisë elektrike dhe ky është propozimi për të cilin u themi sot të gjithë shqiptarëve, hajde të bashkohemi, dita e votimit nuk është larg. Ta largojme me votë këtë kastë oligarkike”, tha Basha
