Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të qytetit të Pogradecit. Në nisje të takimit ai bëri publike një letër të 30 peshkatarëve nga qyteti i Pogradecit, të cilët bëjnë të ditur se u është rritur me 42 herë kostoja e liçences se peshkimit. Basha theksoi se alternativa e Partisë Demokratike eshte per uljen e taksave, uljen e çmimeve, rritjen e subvencioneve etj.
“Kemi një alternativë, ate te uljes së çdo takse bashkiake dhe alternativën e madhe, platformën time për uljen e taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25%, faljen e çdo kamatëvonese për energjinë dhe për ujin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, subvencione për fermerët, subvencione për peshkatarët”, tha Basha.
Kryetari i PD-së tha se ka Rama-Meta nuk kanë asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për situatën. Sot rendin nëpër Shqipëri vetëm duke sharë opozitën dhe kërcënuar qytetarët.
Basha solli në vëmendje edhe rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit në katër muajt e parë të vitit. 100 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit, ndërsa 1.5 milion dollarë jane vjedhur nga fondi i rimbursimit të ilaçeve në 5 muajt e fundit, tha ai.
“Asnjë ofertë, asnjë zgjidhje për problemet tuaja. Asnjë zgjidhje në horizont për papunësinë. për varfërinë. Këtë duhet ta ndalojmë dhe jam i bindur që do ta ndalojmë në Pogradec me Eduart Kaprin dhe kudo në Shqipëri me Partinë Demokratike”, tha Basha.
pra kur do e kuptoni jun te pd qe per te marre voten ju duhet qe te shtroni pika dhe plane veprimi,dhe jo do e ul e do bejapo do e ulni ashtu sic e ulet ne 2005?qe ishte 5.3 dhe e cuat ne 7.5 cmimin e energjise?apo ne 2009-20013 e cuat nga 7.5 ne 9.7 dhe mbas 300 kw e cuat ne 13.2?kjo platforma juaj apo ate qe nuk bete per 8 vjet sdo e beni naj here.
po 4% e fondit te zhvillimi urban qe i rakordon qeveria nga ka shkuar?apo juve keni prekur vetem 4 % te fondit dhe doni te thoni qe skeni vjedhur?ku shkuan 1.6 milione dollare ?sepse me keto nuk eshte bere asgje.
ashtu si i subvencionuat peshkataret qe e moret cmimin e naftes qe u perdorte per pehkataret dhe bujqerit nga 56 lek litri e hoqet kete se i dhate fund abuzimmeve dhe dolet me reformen me te madhe te subvencioneve qe ju do e merrni nafet me cmimin 160 lek dhe ne do ua subvencionojme 70 lek?kjo eshte refoma juaj me e ulet ne ballkan.dhe si do e besh ti kete kur ti jeton ne hollande dhe as nuk e sheh bashkine e tirones.
lul boshi i harrove protestat e peshkatarv e himariot dhe sarandiot ne 2008 ku kihin rreth 7 muaj qe nuk kishin marre asnje lek subvencion dhe ju deshen qe t prisnin dhe 3 muaj te tjere te merrnin subvencion nga 80 lek per liter ne 50 lek per liter.?
…kaq idiot je gjithmone ?
Nese ka ende njerez (e kam fjalen per qytetare te ndershem,qe rrojne me mundin e djersen e tyre) qe mund t’a besojne karagjozin holandez,,,ky eshte vetem problem I ketyre njerezve,,,,sepse lul-i u ka dale borxhit me rekordet e famshme te “sukseseve” te papara te tij ne Bashkine e Tiranes,te cilen e pushtoi me 2011-en.
Keqardhje per keta njerez,nese ka,qe i kane thene pirdhu logjikes me elementare.
Lulzim Basha je nje figure shume e dashur per popullin! Kemi besim qe me pune dhe dinjitet populli do e kaloj krizen ne te cilene ka futur Rama-Meta!
Eshte e sigurt qe me Bashen Shqiperia do marri nje tjeter fytyre, ate te nje vendi europian!